Zidane, Barcelonës: Po gënjeni për korridorin e nderit

PUBLIKUAR

Zidane ka thumbuar drejtuesit e Barcelonës, duke thënë se: “është gënjeshtër të thuash se nuk i bëmë Realit korridorin e nderit sepse nuk luajtëm në Kupën e Botës”.

Real Madridi nuk ia bëri korridorin e nderit Barcelonës mbrëmë në “Camp Nou”, për ta nderuar për titullin e kampionit që e fitoi disa xhiro para fundit të edicionit.

Josep Maria Bartomeu është paksa i irrituar, pasi thotë se nëse do të ishte e kundërta, katalunasit do të bënin diçka të tillë.

Ai tha se në dhjetor nuk e bën diçka të tillë sepse nuk kanë marrë pjesën në garën që Reali triumfoi.

Por, Zinedine Zidane thotë se “kjo është gënjeshtër”.

“Dikush po thotë se ata nuk e bënë atë (korridorin e nderit në dhjetor) sepse nuk ishin në këtë garë. Kjo është gënjeshtër. Ti duhet të fitosh Ligën e Kampionëve për të luajtur në Kupën e Botës dhe në Champions jemi të gjithë, luajmë të gjithë”, u përgjigj Zidane.

Para ndeshjes Zidane insistoi: “Nuk do të bëjmë, ata nuk na e kanë bërë neve dhe s’do ta bëjmë as ne”

Sfida e zhvilluar në Camp Nou u mbyll 2-2, fitues doli Barcelona – pasi vazhduan ecurinë fantastike pa humbje dhe kanë mbetur edhe tri takime për të shkruar histori. Kurse Reali doli si humbës nga ky takim, pasi u dëmtua Cristiano Roanldo dhe është seriozisht në dyshim për finales e Ligës së Kampionëve ndaj Liverpoolit. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...