Klopp: Dembele në shitje? Po, më intereson

PUBLIKUAR

Klopp e ka pranuar se është i interesuar për blerjen e Dembeles.

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, e pranon se është i interesuar për të transferuar në “Anfield Road” Ousmane Dembele, për të cilin Barcelona shpenzoi 105 milionë euro, plus 40 milionë të tjera bonuse, për ta shkëputur nga Borussia Dortmundi gjatë merkatos së verës së kaluar.

20-vjeçari e ka pasur të vështirë të përshtatet në mekanizmat e “blaugranave”, edhe pse u mendua se do të mbulonte boshllëkun e krijuar nga largimi i Neymar, që iu bashkua PSG-së për shumën rekord 222 milionë euro. I pyetur këtë, nëse i intereson Dembele, gjermani u përgjigj:

“Është vënë në shitje Dembele? Tani, po, më intereson.”

Një përgjigje, që mund të duket disi ironike, por që lë vend për diskutim.

Dembele nuk u preferua në formacion nga Valverde në barazimin 2-2 me Realin në “Camp Nou”, madje as si zëvendësues.

Gjatë këtij sezoni ka luajtur vetëm një ndeshje të plotë, në 9 sfida është aktivizuar titullar dhe në 4 të tjera si zëvendësues. Ka arritur të shënojë vetëm një gol në La Liga, në barazimin 2-2 në fushën e Celta Vigos.

Nuk duhet anashkaluar fakti që Dembele vuajti një dëmtim të rëndë, që e la për disa muaj në infermieri, me drejuesit e Barcelonës që po bëjnë ta mundurën për të transferuar në “Camp Nou” Antoine Griezmann, prania e të cilit te “blaugranat” do të reduktonte në maksimumin hapësirat në formacion për Dembele. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...