Kloppit nuk është i lumtur me paraqitjen e Salahut kundër Chelseat dhe simulimin që bëri.
Jurgen Klopp e ka paralajmëruar Mohamed Salahun që të mos e marr epitetin e simuluesit pasi anësori u ndëshkua me të verdhë për simulim në humbjen 1-0 të Liverpoolit kundër Chelsea.
Klopp beson se pas simulimit, gjyqtari më nuk i kushtonte vëmendje Salahut, duke mos akorduar faull sa herë që lojtarët e Bluve të Londrës ndërhynin në të.
“Po, mendoj se ishte simulim, ishte?”, tha Klopp. “Ose ai priti për kontakt, nuk jam i sigurt, kështu që ajo nuk është çfarë unë do të doja të shoh, por ndodhi”.
“Me gjithë situatën që ndodhi (simulimin), ai nuk mund të merrte ndonjë faull më. Kjo nuk është edhe e drejtë”, deklaroi Klopp.
“Ai duhet të bëjë më shumë, ka mundësi të bëjë më mirë dhe do të shënojë sërish, nuk ka asnjë dyshim për këtë. Në këtë ndeshje nuk kishte hapësirë për të. Mund të luajë edhe në situata të tilla, por jo në këtë ndeshje, kjo është e gjitha”, shtoi mes tjerash Klopp. /Gazeta Express/


