Liverpooli është duke rivalizuar Chelsean për Zahan.
Liverpooli i është bashkuar rivalit të Premierligës, Chelsea, në betejën për anësorin e Crystal Palace, Wilfried Zaha, raporton Daily Star, transmeton Gazeta Express.
Sipas Daily Star, dy klubet janë të gatshme të paguajnë deri në 50 milionë funte për ish lojtarin e Manchester United.
Zaha ka shkëlqyer këtë sezon dhe është I gatshëm për një hap më të madh në karrierë, pavarësisht dështimit te Manchester United. /Gazeta Express/


