Messi, gjyqtarit: “Po e bën në brekë, po e bën në brekë, po i fal gjëra Realit”

PUBLIKUAR

Sipas mediave spanjolle, Messi i ka folur shumë ashpër gjyqtarit të takimit Barcelona-Real në korridorin që të çon në dhomat e zhveshjes, pas përfundimit të pjesës së parë.

Argjentinasi kishte ankesa për ndëshkimin me karton të kuq të Sergi Robertos për një goditje në fytyrë ndaj Marcelos.

“Carrusel Deportivo” dhe “AS” bën me dije se frazat e yllit të Barcelonës kanë qenë këto: “Po e bën në brekë, po e bën në brekë, po e bën në brekë! Po i fal gjëra Realit”.

Sergio Ramos e konfirmoi këtë lajm, duke thënë se Messi i foli arbitrit Hernandez Hernandez gati një minutë, edhe pse e kishte një karton të verdhë.

Kjo El Clasico përfundoi 2-2 dhe përveç se Reali nuk mundi t’ia prishë rekordin Barcelonës (pa humbje), humbi edhe Cristiano Ronaldon, i cili u dëmtua në pjesën e parë dhe tani do të luftojë me kohën për të arrit në finale të Champions League. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...