Ramos: “Messi dhe të tjerët i kanë bërë presion gjyqtarit në tunel, nuk e di nëse e kanë kapur kamerat”

PUBLIKUAR

Ramos është i irrituar për mënyrën se si rrjedhi El Clasico, e cila përfundoi 2-2 dhe me shumë polemika.

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, ka bërë të ditur se në tunel lojtarët e Barcelonës i kanë bërë presion gjyqtarit kryesor, Fernandez Fernandez, i cili më pas në pjesën e dytë lejoi një gol të parregullt të vendasve, teksa AS shkruan se nuk referoi edhe një penallti në favor të mysafirëve.

“Messi dhe të tjerët I kanë bërë presion gjyqtarit në tunel. Nuk e di nëse e kanë kapur kamerat, nuk e di nëse në pjesën e dytë ai do të kishte referuar në një tjetër mënyrë – i kanë thënë gjithçka”, tha Ramos i irrituar pas ndeshjes.

“Në futboll gjithçka duhet t’i lësh në fushë, për sa kohë që nuk do t’ju lëndojë. Duhet të keni këtë respekt”, shtoi mes tjerash Ramos. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...