Ish lojtari i Barcelonës: Nuk do të befasohesha nëse Neymari shkon në Madrid pas Kupës së Botës

PUBLIKUAR

Sulmuesi Brazilian vazhdon të lidhet me një kalim te 12 herë kampioni i Evropës dhe Edmilson beson se kjo mund të ndodhë.

Ish mesfushori i Barcelonës, Edmilson, ka thënë se nuk do të befasohej aspak nëse Neymari largohet nga Paris Saint-Germaini për t’i bashkuar Real Madridit gjatë verës.

Neymar kaloi te PSG-ja nga Barcelona verën e kaluar për 222 milionë euro, por media të ndryshme raportojnë se braziliani dëshiron kthimin në Spanjë.

“Jam befasuar kur Neymari la Barcelonën, por ai dhe ekipi kishin gjërat e tyre”, u shpreh Edmilson për El Larguero.

“Nuk do të befasohesha nëse pas Kupës së Botës, Neymari nënshkruar për Madridin”. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...