Interi e shkatërron Udinesen, vazhdon të shpresojë për një vend në Champions League

PUBLIKUAR

Interi e ka mposhtur 4-0 Udinesen dhe vazhdon t’i mbajë gjallë shpresat për një vend në Ligën e Kampionëve.

Interi është rikthyer te fitorja në Serie A pas humbjes befasuese kundër Juventusit në San Siro, ku pësoi 2 gola të shpejtë në fund të takimit.

Të besuarit e Luciano Spallettit morën pikët e plota në udhëtim te Udinese, duke triumfuar 0-4.

Andrea Ranocchia 12’, , Rafinha 44’, Mauro Icardi 45’ dhe Borja Valero 71’ – shënuan për fitoren e interit.

Interi tani ka shkuar në kuotën e 69 pikëve, një më pak se Lazio që do të ketë një përballje të vështirë kundër Atalantas dhe nëse sot dështon atëherë do të luftojnë kokë më kokë në sfidën e fundit të Serie A për një vend në Champions. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...