Mahrez në Arsenal?

PUBLIKUAR

Ylli i Leicester City, Riyad Mahrez, dëshiron t’i bashkohet Arsenalit gjatë verës, raporton Express.

Mahrez dëshironte të largohej në janar, por Leicesteri refuzoi 50 milionë funte nga Manchester City dhe për disa ditë nuk iu bashkua skuadrës për shkak të nervozizmit, por më pas u pajtua të vazhdojë me Foxat për pjesën e mbetur të sezonit.

27 vjeçari vendosi të pranojë realitetin, por tani ka vendosur të largohet përfundimisht në verë.

Sipas “The Express”, mundësitë më të mira janë që të shkojë te “Topçinjtë”, të cilët pritet të bëjnë shumë ndërrime me ardhjen e trajnerit të ri, që do të mësohet në fund të sezonit aktual, pas largimit të Arsene Wenger. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...