Jurgen Klopp mendon se mesfushori i RB Leipzig, Naby Keita, do të ambientohet shpejt te Liverpooli dhe do të ndihmojë skuadrën sezonin e ardhshëm, teksa trajneri gjerman tha se do edhe disa transferime tjera gjatë verës për sezonin 2018/19.
“Naby ka kualitete për të pasur efekt të madh në skuadër menjëherë si të arrin”, tha Klopp, që pritet ta zëvendësojë të larguarin Philippe Coutinho, teksa kërkon të tjerë futbollistë pasi Emre Can mund të shkojë te Juventusi.
“Keita nuk do të luajë në Kupën e Botës kështu që do të jetë në parasezon me ne që nga dita e parë, kjo do ta ndihmojë atë shumë”.
“Ndoshta do t’i transferojmë edhe disa lojtarë gjatë verës sepse kemi nevojë për të forcuar ekipin, për konkurrencë”, shtoi ai mes tjerash. /Gazeta Express/


