40 milionë funte dhe kartonin e Willianit, kaq do Unitedi për Martialin.
Manchester United është pajtuar ta lë Martialin të shkojë te Chelsea, por vetëm nëse “Blutë e Londrës” ofrojnë Willianin dhe 40 milionë funte, raporton Mirror, transmeton Gazeta Express.
Jose Mourinho është i frustruar me mos zhvillimin e francezit, por ende beson se vlera e tij është 80 milionë funte në treg.
Chelsea është i interesuar për Martialin, por Mourinho do ta lë të largohet vetëm nëse “Blutë” ofrojnë 40 milionë funte dhe kartoni i Willianit. /Gazeta Express/


