Zidane: Jemi në finale sepse e kemi merituar, e jo sepse na kanë ndihmuar gjyqtarët

PUBLIKUAR

Zinedine Zidane ka insistuar se Real Madridi është në finale të Ligës së Kampionëve me shumë meritë, e jo me ndihmën e gjyqtarëve, pasi eliminoi Bayern Munichun e Juventusin me shumë polemika.

“Nuk është e vërtetë se gjyqtarët në Evropë na ndihmojnë. Ne merituam të jemi në finale të Ligës së Kampionëve për gjithçka që kemi bërë gjatë sezonit. Nuk mund të minimizoni sakrificën tonë për shkak të gjyqtarëve”, u shpreh Zizu.

Më pas foli edhe për teknologjinë, VAR – që do të përdoret në La Liga nga sezoni ardhshëm, e me shumë mundësi edhe në Champions.

“Me siguri do të flitet më pak për gjyqtarët. VAR do të jetë prezent sezonin e ardhshëm. Nuk pajtohem me të gjitha, poo tashmë VAR ekziston dhe do të përdoret. Nuk do të hyjmë në këto debate çka nëse me apo pa VAR…”, shtoi mes tjerash Zizu. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...