Mandzukic dhe Howedes nuk mund ta ndihmojnë Juven kundër Bolognas, ata janë të dëmtuar.
Juventusi ka zbuluar skuadrën për ndeshjen me Bolognan sonte, mungojnë Mario Mandzukic e Benedikt Howedes.
“Zonja e Vjetër” mund të shpallet edhe matematikisht kampione nëse fiton sonte dhe nëse Napoli humb nga Torino.
Allegri nuk ka dashur ta rrezikojë Mandzukicin pas dëmtimit kundër Interit dhe dëshiron ta ruajë për finalen e Kupës kundër Milanit, ndërsa për Howedes raportohet se është dëmtuar në stërvitje, transmeton Gazeta Express.
Skuadra e Juventusit për përballjen me Bolognan: Buffon, Szczesny, Pinsoglio, Chiellini, Benatia, Alex Sandro, Barzagli, Asamoah, Rugani, Lichtsteiner, Khedira, Marchisio, Matuidi, Bentancur, Higuain, Dybala, Douglas Costa, Bernardeschi, Cuadrado.


