“Real Madridi e ka merituar të jetë në finale të Ligës së Kampionëve”

PUBLIKUAR

Guardiola ka mbrojtur Realin, pas kritikave të shumta për gabime të gjyqtarëve në ndeshjet gjysmëfinale.

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka thënë se qartë se Real Madridi dhe Liverpooli gjenden në finale të Ligës së Kampionëve me shumë meritë, pas diskutimeve të shumta për gabime të gjyqtarëve si në ndeshjen në “Bernabeu”, ashtu edhe në atë në “Olimpico”.

“Do të më pëlqente shumë që të jem në finale të Ligës së Kmapionëve dhe që ta fitoja atë”, tha fillimisht Guardiola, duke reaguar pas debatit të shumtë që ishte krijuar se ai preferon Premierligës para Championsit.

“Liverpooli e ka merituar të jetë atje, po ashtu edhe Real Madridi e ka merituar të jetë në finale. Ata kanë karakteristika të veçanta që janë atje, derisa për ta fituar Premierligën duhesh të jesh konstant”.

“Ata e meritojnë të jenë atje, kjo është dhe s’ka çka të diskutohet për gjëra tjera. Por, ne gjithashtu jemi të lumtur për triumfin në Premierligë. E kam thënë se jemi të përgatitur për t’i fituar gjithë titujt, por jo gjithmonë mund të arrihet”, shtoi mes tjerash Guardiola. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...