Suarez: Griezmann është i mirëseardhur në Barcelonë

PUBLIKUAR

Suarez shpreson që Barcelona do ta transferojë Griezmannin.

Ylli i Barcelonës, Luis Suarez, fuqishëm ka dhënë sinjale se Antoine Griezmann mund t’i bashkohet kampionëve të Spanjës, duke thënë se sulmuesi i Atletico Madridit do të ishte i mirëseardhur.

27 vjeçari ka kohë që lidhet me një transferim te Barcelona, pas sezonit mbresëlënës që po kalon me Atleticon, duke shënuar 27 gola në të gjitha garat dhe duke e ndihmuar klubin që të arrijë në finale të Europa League.

“Klubi është krenar për sjelljen e lojtarëve si Antonio, [Ousmane] Dembele dhe [Philippe] Coutinho”, tha ai për Radio Rincon.

“Për shumë vite ka luajtur në nivele të larta dhe gjithmonë lufton, Griezmann është lojtar që sjell shumëçka për skuadrën. Ai komandon sulmin e Atleticos dhe është shumë fondamental.

“Nuk po vjen për t’ia zënë vendin askujt, por me ambicie për të fituar gjëra të rëndësishme. Ai është i mirëseardhur”, theksoi mes tjerash Griezmann. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...