Zyrtare: Steven Gerrard, trajner i Glasgow Rangers

PUBLIKUAR

Steven Gerrard edhe zyrtarisht është trajneri i Glasgow Rangers.

Glasgow Rangers i është dorëzuar prej vitesh dominimit të Celtic në Ligën skoceze të futbollit dhe pas falimentimit të bujshëm dhe ringjitjes së shpejtë në elitë, tani kërkon vendin që i takon.

Skuadra ishullore kërkon që ta nisë revolucionin përmes pankinës. Mesfushori ikonë i Liverpulit dhe i kombëtares angleze, Steven Gerrard, ka pranuar të ulet në pankinën e Glasgow Rangers duke nisur nga ky muaj, tashmë klubi e ka zyrtarizuar një gjë të tillë.Raportohet se 37-vjeçari ka nënshkruar kontratë 4 vjecare me Rangers. Mësohet se Steven Gerrard ka kërkuar gjithashtu në staf, ish kapitenin e kombëtares skoceze, Geri McAllister, si dhe trajnerin e akademisë së Liverpoolit, Tom Kolso. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...