Dominimi spanjoll në dekadën e fundit në Evropë

PUBLIKUAR

Që nga sezoni 2008/09, skuadrat spanjolle kanë dominuar totalisht skenën evropiane të futbollit. Nuk kanë arrit të marrin një trofe evropian vetëm në edicionin 2012/13.

Sërish Real Madridi në një finale të Championsit, e treta me radhë, e katërta në pesë vitet e fundit.

Sërish Atletico në një finale (kësaj radhe në Europa League), e treta në pesë vitet e fundit. Dhe, këtë verë, mund të ketë një tjetër finale Madrilene: Superkupa e Evropës nëse Los Blancos dhe Los Colchoneros, triumfojnë në Kiev e Lyon.

Futbolli spanjoll është duke dominuar në dekadën e fundit në Evropë, duke rrëmbyer pothuajse gjithë trofetë: (Champions, Europa League e Superkupa e Evropës), raporton Marca, transmeton Gazeta Express.

Gjithçka nisi në sezonin 2008/09, me fillimin edhe të epokës së artë të Barcelonës me Pep Guardiolën…

Sezoni 2008/09: (Barcelona fitoi Championsin dhe Superkupën e Evropës)

Sezoni 2009/10: (Atletico Madridi fitoi Europa Leaguen dhe Superkupën e Evropës. Në finale e mposhti Interin)

Sezoni 2010/11: (Barcelona e fitoi Championsin dhe Superkupën e Evropës)

Sezoni 2011/12: (Atletico e fitoi Europa Leaguen dhe Superkupën e Evropës)

Sezoni 2012/13: ( I vetmi sezon në Evropë që triumfuan skuadra nga Liga tjera në dekadën e fundit)

Sezoni 2013/14: (Real Madridi fitoi Champions Leaguen dhe Superkupën e Evropës, Sevilla Europa Leaguen)

Sezoni 2014/15: (Barcelona e fitoi Champions Leaguen dhe Superkupën e Evropës, Sevilla Europa Leaguen)

Sezoni 2015/16: (Real Madridi fitoi Ligën e Kampionëve, Sevilla Europa Leaguen, kurse në finale të Superkupës së Evropës – mes Sevillës e Realit, fituan këta të fundit)

Sezoni 2016/17: (Real Madridi mbrojti titullin e Ligës së Kampionëve dhe shkroi histori, gjithashtu mbrojti edhe titullin e Superkupës së Evropës)

Sezoni 2017/18: (Reali është në finale të Champiosnit, Atletico në finale të Europa League dhe finalja e Superkupës së Evropës mund të jetë e tëra madrilene)

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...