“Griezmann do të qëndrojë në Atletico…”

PUBLIKUAR

Cerezo, numri një i Atleticos, beson se Griezmann do të qëndrojë në “Wanda Metropolitano” edhe sezonin e ardhshëm.

Antoine Griezmann vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, për të cilin raportohet se interesohen Barcelona e Real Madridi.

Pas fitores së Atleticos kundër Arsenalit, që u kualifikua në finale të Europa League, ka folur numri një i klubit, Enrique Cerezo.

Kur u pyet për të ardhmen e francezit, për të cilin Barcelona po bën çmos ta ketë në “Camp Nou”, Cerezo i përgjigj për El Larguero: “Besoj se ai do të vazhdojë këtu edhe vitin që vjen”.

Griezmann nuk e nisi mirë sezonin, por në vitin 2018 ka qenë fantastik dhe Atletico është në një tjetër finale evropiane falë magjisë së francezit. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...