Mane e paralajmëron Realin: Ne jemi Liverpooli, jemi të fortë dhe mund ta mposhtim çdo skuadër

PUBLIKUAR

Mane e ka paralajmëruar Realin se nuk do ta kenë aspak të lehtë kundër tyre në finale të Ligës së Kampionëve.

Real Madrid – Liverpool, kjo do të jetë finalja e Champions League për sezonin 2017/18.

Reali është favorit në letër, për shkak se kjo është hera e tretë që arrin në finale të kësaj gare, por anësori i “Të Kuqve”, Sadio Mane, që ka shënuar nëntë gola në Champions – ia ka bërë të qartë Madridit se e duan këtë trofe që për herë të fundit Liverpooli e ka fituar më 2005.

“Kemi shumë respekt për Madridin, janë një ndër klubet më të mira në botë, por ne jemi Liverpooli – jemi të fortë dhe mund të mposhtim çdo klub në botë”, tha Mane për Express.

“Kemi skuadër të mirë, kemi lojtarë, mund të shënojmë shumë gola. Kemi treguar se s’kemi për çfarë të frikësohemi”, shtoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...