United nuk e do Umtitin në “Old Trafford”.
Manchester United ka hequr dorë nga interesimi për qendërmbrojtësin e Barcelonës, Samuel Umtiti, raporton Marca, transmeton Gazeta Express.
Umtiti po kërkon kontratë të re me përmirësim të kushteve ekonomike dhe United është parë si destinacion i mundshëm për francezin nëse Barça nuk ia plotëson këtë kërkesë 24 vjeçarit.
Por, raportohet se Barcelona është afër që të arrijë marrëveshje me lojtarin dhe Unitedi është tërhequr nga ideja për të nënshkruar me të, ndërsa PSG-ja, që gjithashtu po e monitoron francezin, nuk mund të bëjë ofertë për shkak të “Fair Play” financiar. /Gazeta Express/


