Liverpooli e do me çdo kusht Pulisicin, për të cilin klubi anglez ka bërë gati 60 milionë euro.
Sipas asaj që raporton Bild, Liverpooli është duke përgatitur një ofertë prej 60 milionë eurove për anësorin e Borussia Dortmundit, Christian Pulisic, transmeton Gazeta Express.
Jurgen Klopp njihet me 19 vjeçarin nga koha te Dortmundi, dhe tashmë ka bërë dy tentime për të nënshkruar me amerikanin.
Klopp po ndërton një skuadër për të ardhmen dhe për këtë po mendon që të bëjë disa goditje në merkato dhe një ndër to pritet të jetë edhe Pulisic, kontrata e të cilit me klubin gjerman i skadon në fund të sezonit 2019/20.


