Juventusi bën gati 60 milionë për Moratan

PUBLIKUAR

60 milionë euro, kaq do të ofrojë Juventusi për Moratan.

Sipas Tuttosport, Alavaro Morata do të largohet pas vetëm një viti qëndrimi në “Stamford Bridge”.

Skuadra që më së shumti është e interesuar, është Zonja e vjetër, që ka bërë gati 60 milionë euro për futbollistin që e kishte për dy sezone në formë huazimi, nga 2014 deri 2016, para se të kthehej në Real Madrid dhe për t’u transferuar në Chelsea verën e kaluar.

Ai po has vështirësi në sezonin e parë në Stamford Bridge, Juve shpreson që Chelsea të pajtohet me ofertën e tyre, që duan fillimisht ta marrin në formë huazimi për 15 milionë euro, teksa 45 milionë të tjera do t’i paguajnë kohë pas kohe. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...