Braziliani është kthyer përsëri në stërvitje pas dy muaj mungese për shkak të lëndimit, por trajneri i PSG nuk e di se kur do të luaj ai përsëri
Neymar do ti ribashkohet skuadrës se Paris Saint – Germain në dy ditët e ardhshme derisa trajneri i skuadrën Unai Emeri po ashtu nuk e di se kur do të jetë i gatshëm për stërvitje të plota ylli brazilian.
Lojtari më i shtrenjtë në histori të futbollit është jashtë fushave pasi që theu gishtin e mesëm të këmbës në fitoren 3-0 të PSG kundër Marseille në fund të shkurtit.
“Për Neymar, nuk e di saktësisht se kur do të kthehet – të premten apo të shtunën – por ai do të jetë këtu bashkë me ne se shpejti”, tha Emery.
“A ka stërvitur me grupin? Për momentin nuk e ka bërë. Por nuk e di – do të shohim kur do të arrijë në skuadër. Ne dëshirojmë që ai të jetë me ne. Fillimisht do të punojmë më të vetem në aspektin fizike dhe mëndej me stërvitje të përbashkëta”, ka thënë spanjolli i cili do të largohet nga PSG në fund të sezonit. /GazetaExpress/


