“Na u mohuan dy penallti, VAR-i duhet të përdoret në Champions”

PUBLIKUAR

Numri një i Romës beson se me VAR-in ndryshe do të kishin shkuar gjërat në sfidën me Liverpoolin.

Presidenti i Romës, Jim Pallotta, beson se do të ishte për të qeshur nëse VAR-i nuk do të përdoret në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Ekipi italian u eliminua nga Liga e Kampionëve nga Liverpooli me rezultat të përgjithshëm 7-6 dhe te Roma besojnë se mund të kishin shkuar ndryshe gjërat me VAR-in.

“Është e qartë se VAR-i duhet të përdoret në Champions League sepse nuk mund të ndodhin këto gjëra”, tha ai.

“Stephan El Shaarawy në minutën e 49’ nuk ishte offside dhe mund të kishte shënuar; në atë të 63’ ishte prekje me dorë dhe e pa e gjithë bota, përveç atyre ne fushë; në atë të 67’ Schick rrëzohet në zonë”.

“E di se është e vështirë për gjyqtarët, për është e dhimbshme që u eliminuam në këtë mënyrë. Mund të ishte karton i kuq dhe me 10 lojtarë ndeshja do të kishte ndryshuar që në minutën e 63-të”.

“Liverpooli është ekip fantastik, përgëzime për arritjen në finale, por nëse ata (UEFA) nuk e përdorin VAR-in në Champions League për të mos lënë të ndodhin gjëra si këto, është me të vërtetë për të qeshur”, shtoi mes tjerash Pallotta. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...