Nainggolan kërkon falje pas gabimit në Champions League

PUBLIKUAR

Nainggolan është i mërzitur për golin e parë që ia fali mysafirëve, e që sipas belgut – ndikon në rezultatin përfundimtar.

Radja Nainggolan ka përdorur rrjetet sociale për t’iu kërkuar falje tifozëve për gabimin që bëri në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit, ku Roma fitoi 4-2, por u eliminua me rezultat të përgjithshëm 7-6.

Nainggolan shënoi dy gola për Romën në këtë mbrëmje, por e nisi keq sfidën duke ia dhuruar golin e parë mysafirëve, për të shuar kështu ëndrrën për një tjetër përmbysje historike, si ajo 3-0 kundër Barcelonës.

“Më falni për gabimin që peshon shumë në rezultatin përfundimtar… duhet të shikojmë para”, ka shkruar lojtari në rrjetet sociale. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...