PSG është duke tentuar të transferojë Ousmane Dembelen.
Sipas Don Balon, Barcelona mund ta largojë gjatë verës Ousmane Dembelen dhe destinacioni më i mundshëm është Paris Saint Germaini.
Thomas Tuchel, që ka punuar me lojtarin te Borussia Dortmundi, pritet të marrë drejtimin e Parisit dhe francezi është I pari në listë, si objektivi kryesor për merkaton e verës.
Barcelona do të shkojë gjatë verës për Antoine Griezmann dhe drejtuesit e klubit mendojnë se francezi do të përshtatej shumë më mirë se Dembele, i cili mund të huazohet e jo të shitet. /Gazeta Express/


