Anësori dhe kapiteni i Bayern Munich, Thomas Muller ka rikujtuar përsëri mënyrën se si kaluan madrilenët në gjysmëfinale vitin e kaluar
Muller ka treguar se si dy gola kjo skuadër i kishte dhënë në pozitë jashtëloje.
“Ne e dimë se si dhe çfarë ka ndodhur vitin e kaluar në Santiago Bernabeu. Dy gola nga pozita jashtëloje”, ka thënë kapiteni i bavarezëve.
Ai ka folur edhe për penalltinë kontraverze që ju dha Juventusit në fund të takimit dhe ndikimin që bëhet tek gjyqtarët tek ta.
“Ajo që do të bëjmë ne është që të koncentrohemi sa më shumë në këtë ndeshje pavarësisht se jemi nën presion të rezultatit”, ka thënë ai.
Ndryshe, Los Blancos fituan në Bavari javën e kaluar me rezultat 2-1.
Bayern duhet t’i shënoi së paku dy gola dhe mos të pësojë më shumë se një për të menduar për finalen në Kievë të trofeut më të madh Europian. /GazetaExpress/



