Roberto Mancini, i cili momentalisht është në krye të Zenitit, pritet të marrë drejtimin e përfaqësueses italiane, raportojnë mediat në Itali.
Roli i përzgjedhësit të kombëtares ka qenë i lirë qysh prej shkarkimit të Giampiero Venturas në fund të vitit të kaluar, ndërsa momentalisht ndeshjet është duke i drejtuar trajneri i ekipit U-21, Luigi Di Biagio, transmeton zeri.info
Është raportuar gjatë fundjavës se Carlo Ancelotti ka refuzuar mundësinë për të drejtuar përfaqësuesen, ndërsa mëngjesin e së martës, gazetat italiane “Gazzetta dello Sport” dhe “Corriere dello Sport” kanë raportuar se Mancini pritet ta marrë detyrën.
Vetë Mancini kishte deklaruar para disa javësh se do të ishte një nder i veçantë për të që të merrte drejtimin e Italisë.
Në të kaluarën Mancini ka drejtuar klube si Interi, Galatasaray dhe Manchester City./Zëri


