Ylli i Romës: E bëmë kundër Lionel Messit, do ta bëjmë edhe kundër Liverpoolit

PUBLIKUAR

Ylli i Romës, Radja Nainggolan, e ka marrë me optimizëm faktin se skuadra e tij ia doli ta eliminonte Lionel Messin dhe Luis Suarezin dhe kërkon ta bëjë po të njëjtën gjë edhe kundër Liverpoolit në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve të mërkurën.

Liverpooli e mposhti Romën 5-2 në “Anfield” në ndeshjen e parë gjysmëfinale javën e kaluar, por dy golat e shënuara si mysafir ia kanë dhënë gjigantit italian një fije shprese për ndeshjen e kthimit, transmeton Gazeta Express.

Klubit nga kryeqyteti italian tani i duhet një fitore prej 3-0 për ta eliminuar gjigantin anglez dhe për të kaluar në finale, një rezultat i ngjashëm si ai që i ishte dashur kundër Barcelonës në çerekfinale, të cilin Roma e arriti duke bërë histori në garën më të madhe evropiane për klube.

“E bëmë kundër Barcelonës – kundër [Lionel] Messi dhe [Luis] Suarez – dhe ata zor që bënë ndonjë goditje në drejtim të portës sonë”, tha Nainggolan.

“Do të përpiqemi të bëjmë edhe një moment tjetër historik siç e bëmë kundër Barcelonës. Kjo tregon se është e mundur edhe kundër Liverpoolit”, shtoi ai. /Express

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...