Bar Rafaeli, imazhi i Giro D’Italia

PUBLIKUAR

Komiteti drejtues i ‘Giro D’Italia’, njërit prej eventeve më të rëndësishëm të çiklizmit, ka votuar unanimisht që imazhi i etapave që do të zhvillohen në Izrael, të jetë një figurë tejet e shquar e modës, izraelitja Bar Refaeli.

Xhiroja e Italisë do të nisë më 4 maj, ndërsa Rafaeli, një nga modelet më të njohura në mbarë botën, do të prezantojë fanellat që do të mbahen veshur nga kryesuesit e klasifikimeve specifike të garave çiklistike, përfshi edhe atë të skuadrës fitimtare në fund.

Top modelja do të jetë gjithashtu protagoniste e prezantimit zyrtar të skuadrave, programuar për të enjten e 3 majit, si dhe në nisjen e krono-prologut (etapës së garës së kronometruar), një ditë më pas.

 

SHIKO MË SHUMË

Tayna reagon pas protestës në Prishtinë: “Teknologjia ecën përpara, mentaliteti ka mbetur shekuj pas”

Vrasja e 25-vjeçares Jetlira Foniqi, e cila ishte në javën e 34-t të shtatzënisë,...

Selin Bollati thyen heshtjen pas mungesës në rrjete sociale, zbulon arsyen që shqetësoi ndjekësit

Fituesja e “Big Brother VIP Albania”, Selin Bollati, ka sqaruar mungesën e saj të...

Santiana publikon foto me nënën e saj, mbishkrimi kaq emocionues (Foto)

Ish- banorja e “Big Brother Vip Kosova”, Santiana Maloku ka bërë paraqitjen e radhës...