Mauricio Pochettino, pasardhësi i përkryer i Jose Mourinhos në Manchester United

PUBLIKUAR

Trajneri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino, do të kishte me qenë pasardhësi i përkryer i Jose Mourinhos në Manchester United, sipas legjendës së “Djajve të kuq”, Gary Neville.

Nuk ka indikacione se pozita e trajnerit në United do të lirohet së shpejti, pasi njeriu që momentalisht është në krye të skuadrës sapo është pajtuar për t’iu përkushtuar klubit deri më 2020, të paktën, transmeton Gazeta Express.

Neville shpreson se Unitedi do të lulëzojë gjatë kësaj kohe, me trajnerin e dëshmuar portugez si zgjidhja më e mirë për këtë punë në këtë kohë.

“Kur koha e Jose Mourinhos të mbarojë – qoftë pas një viti, apo dy viteve, e unë shpresoj pas tri viteve, dhe po ashtu shpresoj se do të fitojë shumë tituj të Premierligës sepse është trajner fantastik – ky njeri [Pochettino] është trajneri i cili dua ta drejtojë klubin që unë e përkrahi, sepse mendoj se ai e meriton”, ka thënë Neville. /Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...