Marouane Fellaini është në bisedime për një marrëveshje të re për të qëndruar në Manchester United edhe pas këtij sezoni, raporton Daily Mail.
Përfaqësuesi belg është duke shkuar drejt përfundimit të kontratës me “Djajtë e kuq”, me një numër klubesh evropiane që kanë shfaqur interesim për shërbimet e tij, transmeton Gazeta Express.
Megjithatë, derisa ekziston interesim i përbashkët për marrëveshjen e re në të cilën është duke u punuar, Fellaini nuk do të pranojë kontratë nën dyvjeçare për të mbetur në “Old Trafford”. /Express/


