Neymar kthehet në Paris këtë javë, në klub shumë të kënaqur me ecurinë e riaftësimit të tij

PUBLIKUAR

Paris Saint-Germain ka konfirmuar se klubi është shumë i kënaqur me mënyrën sesi Neymar është duke i tejkaluar problemet me lëndim.

Sulmuesi është në Brazil tash e disa javë pasi e theu ashtin e pestë në shputën e këmbës së djathtë në një ndeshje kundër Marseille në shkurt dhe tani është i gatshëm të rikthehet në kryeqytetin spanjoll për ta fituar formën fizike para Kupës së botës 2018 në Rusi këtë verë, transmeton Gazeta Express.

Kontrollet mjekësore në 26-vjeçarin tregojnë se ai do të jetë plotësisht i gatshëm për të luftuar për ekipin kombëtar të Brazilit në Botëror.

“Rezultati i këtyre studimeve ka konfirmuar se lëndimet në nyje dhe këmbën e djathtë janë duke u shëruar në një shkallë të lartë të kapshmërisë, që do të thotë se mjeti mbrojtësi i palëvizshmërisë në këmbën e lojtarit mund të largohet tani”, ka thënë PSG-ja në një komunikatë për media.

“Ajo që do të pasojë tani është një program rehabilitimi, i cili do të nisë në ditët në vijim në Brazil dhe do të vazhdojë më pas në qendrën stërvitore në ‘Ooredoo’”, thuhet më tej në komunikatën e gjigantit francez.

Goal, ndërkohë, ka mësuar se Neymar do të kthehet në Paris të enjten. /Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...