Arjen Robben është lënë jashtë skuadrës së Bayern Munichut për ndeshjen e kthimit gjysmëfinale kundër Real Madridit të martën mbrëma.
Anësori holandez nuk ka udhëtuar me skuadër për Madrid për shkak të dëmtimin të muskulit në këmbë, transmeton Gazeta Express.
Bayerni e humbi ndeshjen e parë gjysmëfinale në shtëpi ndaj kampionit në fuqi me rezultat 2-1 të mërkurën e kaluar. Në atë ndeshje, Robben u zëvendësua pas vetëm tetë minutave lojë, pasi pësoi lëndim muskulor.
Po ashtu, siç edhe dihej, do të mungojë edhe Arturo Vidal.
I ftuar për këtë ndeshje shumë të rëndësishme është edhe kosovari Meritan Shabani.
Megjithatë, në listën e të ftuarve janë Javi Martinez dhe David Alaba, të cilët së fundmi kanë vuajtur nga dëmtimet.
Kjo është lista e plotë e të ftuarve të Bayern Munich. /Express/


