Ankohen banorët nga kundërmimi i erërave nga ferma e pulave Lipjan

PUBLIKUAR

Banorët në dalje të qytetit të Lipjanit, në drejtim të fshatit Banullë, kanë problem kundërmimin e erërave që vijnë nga ferma e pulave që ndodhet në afërsi të udhëkryqit për në Janjevë.

Nga erërat që fryjnë, kundërmimi nga ferma e pulave mbërrin deri në qendër të qytetit, por më së shumti kanë problem banorët që ndodhen në afërsi të kësaj ferme, si fshati Banullë dhe Gumnasell.

Disa qytetar të këtyre fshatrave kanë konfirmuar për Portalin LipjaniNews se kundërmimi ditëve të fundit është shumë i madh, banorët shprehen se gjatë orëve të mbrëmjes kundërmimi erës është ende me i madh. /LipjaniNews/

SHIKO MË SHUMË

Vjedhje e rëndë në Janjevë

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se persona të panjohur...

Aksion në Lipjan, ndaj keqbërësve të pyjeve publike

Agjencia Pyjore e Kosovës (APK), përkatësisht Departamenti Regjional i Prishtinës, në bashkëpunim me Policinë...

Lipjan: Ushtron dhunë fizike ndaj një femre, e dyshuara shoqërohet në stacionin policior

Raportohet se një femër në Lipjan ushtroi dhunë fizike ndaj një femre tjetër, si...