Drejtuesit e lartë të Arsenalit e konsiderojnë Luis Enriquen si të papërshtatshëm për pozitën e trajnerit në klubin e tyre, e cila shumë shpjet do të jetë e lirë, raporton The Times.
Ish-trajneri i Barcelonës është konsideruar në mesin e favoritëve për ta marrë drejtimin e Arsenalin, sapo Arsene Wenger të largohet pas përfundimit të këtij sezoni, transmeton Gazeta Express.
Por, kërkesat e Luis Enriques për pagë dhe qasja e tij egocentrike ndaj menaxhimit thuhet ta kenë bindur klubin nga Londra veriore të heqë dorë nga ai.
Përqendrimi i “Topçinjve” do të jetë në emra tjerë. /Express/


