Valverde hedh poshtë spekulimet: Jam i lumtur në Barcelonë

PUBLIKUAR

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, ka thënë se është i lumtur në klub, duke i hedhur poshtë spekulimet rreth të ardhmes së tij.

Valverde pritet ta mbyllë sezonin e tij të parë në Barçë me dy trofe të fituar, Kupën e Mbretit dhe La Ligën, por disa burime kanë bërë të ditur se zyrtarë të lartë të klubit janë duke e konsideruar shkarkimin e tij pas eliminimit nga Liga e Kampionëve në çerekfinale kundër Romës, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, ato raportime janë hedhur poshtë nga presidenti i klubit, Josep Maria Bartomeu, dhe tani Valverde ka theksuar se fjalët rreth pozitës së tij janë normale.

“Nuk kam dyshim se flitet në çdo mënyrë për trajnerin, por unë kam kontratë edhe për vitin e ardhshëm dhe jam i lumtur këtu”, ka thënë Valverde për Mundo Deportivo.

“Bartomeu thotë se unë vazhdoj? Epo, nëse presidenti e thotë atë, atëherë unë s’kam çfarë them”, shtoi ai. /Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...