Ish-ylli i Realit: Jam madrilen, por Real Madridi duhet të performojë gardë nderi për Barcelonën

PUBLIKUAR

Barcelona mund të sigurojë titullin e La Ligës sonte në një ndeshje kundër Deportivo La Corunas, dhe Clarence Seedorf ka ripërsëritur mendimin e tij se Real Madridi duhet të performojë gardë nderi për rivalin e saj.

Trajneri holandez shpreson se do ta udhëheqë Deportivo La Coruna drejt mbijetesës në La Liga këtë sezon, dhe mendon se Barça meriton të nderohet nga Reali, skuadra tek e cila e kaloi një pjesë të karrierës si futbollist.

“Jam madrilen, por edhe ambasador i UEFA-s, fair play është i rëndësishëm, garda e nderit është gjest i bukur”, ka thënë Seedorf në një konferencë për media para ndeshjes kundër Barcelonës.

“Mendoj se bëhet zakonisht në Spanjë dhe është gjest për të rinjtë, në mënyrë që ata të mësojnë respekt dhe është me rëndësi që ekipet dhe lojtarët më të mëdhenj ta bëjnë këtë”, shtoi ai. /Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...