Carlo Ancelotti e ka refuzuar mundësinë për ta marrë drejtimin e ekipit kombëtar të Italisë, raportojnë mediat lokale.
Italia ka mbetur pa trajner permanent që prej shkarkimit të Giampirero Venturës në nëntor, i cili dështoi ta dërgonte Italinë në Kupën e Botës në Rusi, transmeton Gazeta Express.
Ancelotti, i cili është i papunë pasi u shkarkua nga Bayern Munichun ë shtatorin e kaluar, ka qenë në bisedime me Federatën e Futbollit të Italisë (FIGC) gjatë javës së fundit.
Megjithatë, gazeta italiane “Corriere dello Sport” pohon se edhe pse i është ofruar roli i trajnerit dhe është lejuar të mendojë disa ditë, 58-vjeçari tani ka vendosur të mos e pranojë atë. /Express/


