Pep Guardiola e konfirmon destinacionin e ardhshëm të Andres Iniestas

PUBLIKUAR

Pep Guardiola ka reaguar ashpër ndaj, siç ka thënë ai, lajmeve të rreme për planet e transferimit të lojtarëve në Manchester City gjatë verës, duke insistuar se Andres Iniesta nuk do t’i bashkohet atij në City.

Ai ka treguar se legjenda e Barcelonës do të shkojë në Kinë në fund të këtij sezoni, pas konfirmimit zyrtar se nuk do të jetë më pjesë e klubit katalan, transmeton Gazeta Express.

City lidhej me një transferim të mundshëm të Iniestas javën e kaluar, gjatë të cilës kohë po ashtu spekulohej se John Stones do të largohej nga “Etihadi” në verë.

“Ka shumë lajme të rreme për transferimet”, ka thënë Guardiola i pyet nëse e kishte konsideruar sjelljen e Iniestas në City, qoftë si lojtar apo trajner.

“Nuk do t’i komentoj lajmet e rreme. Ai vetë vendos për të ardhmen dhe ka vendosur të shkojë në Kinë dhe të luajë atje dhe ta mbyllë atje. Pas kësaj, ai do të kthehet në Barcelonë për gjeneratat tjera, për të na ndihmuar të jemi klubi që jemi”, shtoi ai. /Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...