Zidane: Duhet të luajmë më mirë se kurrë më parë në histori për ta eliminuar Bayernin

PUBLIKUAR

Zinedine Zidane beson se Real Madridi duhet patjetër të luajë më mirë se kurrë më parë për ta eliminuar Bayern Munichun në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve të martën mbrëma.

Madridi është në pozitë shumë të mirë për të kaluar në fitore për herë të tretë më radhë, pasi ndeshjen e parë në udhëtim e fitoi 2-1, transmeton Gazeta Express.

megjithatë, në çerekfinale, Reali rrezikoi eliminimin duke e humbur epërsinë prej 3-0 që kishte në krijuar në udhëtim kundër Juventusit, skuadër e cila shkoi në “Santiago Bernabeu” dhe e barazoi rezultatin në 3-3. Por, një penallti në sekondat e fundit nga Cristiano Ronaldo ia siguroi madrilenëve kalimin në gjysmëfinale.

“Do të jemi pjesë e një ndeshjeje shumë të madhe. Iu kërkoj lojtarëve të mi të luajnë si kurrë më parë në histori, sepse do të na duhet për ta arritur finalen”, ka thënë Zidane.

“Duhet të luajmë ndeshje të madhe. Duhet të jemi shumë të mirë për të qenë në gjendje të kualifikohemi. Jemi të përgatitur dhe shumë përkushtuar. Do ta luajmë ndeshjen tonë të vitit”, shtoi ai. /Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...