De Biasi pranë Palermos?

PUBLIKUAR

Aventura e Bruno Tedinos te Palermo duket se është në orët e fundit, sidomos pas humbjes ndaj Venezias në shtëpi.

Presidenti i siçilianëve, Maurizio Zamparini duket se po mendon të ndërhyjë gjatë kësaj fundjave, për t’i dhënë skuadrës një trajner të ri, që do të shkundte lojtarët në sprintin final për t’u rikthyer në Serinë A.

Aktualisht alternbativat janë dy, Roberto Stellone dhe Gianni De Biasi, me ish trajnerin e Shqipërisë, dukshëm favorit, raporton TCH.

Zamparini beson te De Biasi jo vetëm për këtë fund sezoni, por edhe për sezonin e ardhshëm, në rast ngjitjeje në Serinë A, ndërsa Stallone shikohet më shumë si zgjidhje emergjente, për ndeshjet e mbetura deri në maj. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...