Juve në bisedime të avancuara me Man Unitedin për Martialin

PUBLIKUAR

Juventusi e Manchester Unitedi janë në bisedime për transferimin e Martialit në “Allianz Stadium”.

Sipas “Calciomercato.com” Juventusi është duke përshpejtuar bisedimet me Manchester Unitedin për transferimin e mundshëm të sulmuesit, Anthony Martial, që pritet t’i kushtojë 50 milionë euro, transmeton Gazeta Express.

Konkurrenti më i madh i “Djajve të Kuq” është Bayern Munich, teksa Manchester Unitedi ka caktuar tashmë çmimin, 50 milionë euro – 10 më pak se kur e bleu nga Monaco në vitin 2015.

Francezi ka dështuar të jetë titullar në “Old Trafford” këtë sezon, duke mos u preferuar nga Jose Mourinho.

Por, pavarësisht kësaj, 22 vjeçari ka qenë produktiv sa herë i është dhënë shansi, ai ka shënuar 11 gola dhe ka dhuruar 10 asiste në 42 paraqitje. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...