Isco humb edhe sfidën me Barcelonën

PUBLIKUAR

​Isco nuk do të luajë as me Barcelonën, ashtu si edhe Dani Carvajal.

Përveç ndeshjes së kthimit në Champions League kundër Bayern Munich, Isco do të mungojë edhe kundër Barcelonës në kuadër të La Ligas.

Është MARCA ajo që ka bërë të ditur se mesfushori spanjoll nuk do të mund të rikuperohet nga dëmtimi që pësoi në krah të mërkurën në “Allianz Arena”.

Sfida me Barcelonën të zhvillohet të dielën e ardhshme në “Camp Nou” nga ora 20:45, pak ditë pas sfidës me Bayern Munich, ku edhe do të mësohet finalisti i Champions League.

Përveç Iscon, në “El Clasicon” e dytë për këtë edicion do të mungojë edhe Dani Carvajal. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...