Rosanna Arkle ka lindur në Australi, por është rritur në një vend rural në Zelandë të Re. Ajo thotë se ende i mungojnë ato ditë kur kalonte të shumtën e kohës në natyrë dhe me kafshë në fermën e familjes, por për shkak se kishte filluar karrierën e modeles në Australi, është dashur të heq dorë nga ajo jetë, transmeton Zeri.info.

Dhe vendimi i saj është më se i duhur, pasi sot është njëra nga modelet më të njohura në botë, ndërsa në rrjetet sociale ka miliona fansa, ku vetëm në Instagram ka mbi 5 milionë.

Është interesant se për vetëm një postim të saj në këtë rrjet social, ajo fiton nga 30 mijë dollarë, ndërsa postimet e tilla janë të shumta. Por nuk është vetëm karriera e modelimit ajo me të cilën ka arritur sukses, pasi ajo gjithashtu është bërë një fytyrë e famshme edhe në televizion, duke u paraqitur në emisione të shumta televizive.

Mirëpo, prapë pasioni i saj mbetet fotografimi dhe atë jo dosido, por ajo mundohet të jetë sa më provokuese, pasi e pëlqen të ngacmoj imagjinatën e adhuruesve të saj.

Dhe për të qenë sa më seksi para fotoaparatit, ajo rregullisht viziton palestrën dhe falë ushtrimeve rigoroze, ajo ka arritur të ketë një trup super-seksi. Ajo insiston se pamja seksi është çelësi për të shitur çdo gjë.

“Të dukesh seksi, të ndihmon të shesësh çdo produkt. Për mua, unë ndjehem seksi vetëm atëherë kur kam sa më pak rroba në trup. Më pëlqen ta shoh veten në bikini apo veshje intime. Por edhe pa asnjë rrobë në trup ndjehem shumë mirë”, është shprehur bukuroshja.

Por edhe përkundër pamjes seksi, Rosanna nuk ka aq shumë fat në dashuri.



