KV “Ulpiana”, përmbledhje e punës katër vjeçare

PUBLIKUAR

KV”Ulpiana” rifilloi aktivitetin sportiv në vitin 2014 duke u përballur me kushte jashtzakonisht të vështira, mirëpo të rinjët e saporegjistruar ishin shumë të vendosur ta mësojnë volejbollin dhe ta sfidojnë veten e tyre në gara dhe kjo bëri që të mbijetojmë pavarësisht kushteve! Ky vullnet dhe kjo vendosmëri e të rinjëve bëri që edhe përfaqësuesit e komunës të ndajnë mjete financiare në mënyrë që t`i kryejm obligimet ndaj federatës dhe shpenzime të tjera të nevojshme për zhvillimin e garave në Ligen e Parë.
Viti i parë garues (2014/15) ishte paraqitje e mirë dhe mbreslënëse e lojtarve të skuadrës
Viti i dytë garues (2015/16) shënoi ngritje të cilësisë ku u renditëm në vendin e dytë
Viti i tretë garues (2016/17) finalist të PLAY OFF-it
Viti i katërt garues (2017/18) kampion të Ligës së Parë ku edhe siguruam inkuadrimin në Superligë.
Është me rendesi të theksohet së këtë sukses e arritën lojtarët që filluan për herë të parë të stërviten në vitin 2014 e tutje.
Gjithashtu nga viti 2016 kemi edhe fushen e hapur Beach Volley ku i zhvillojmë aktivitetet tona gjatë verës.

Rezultat i punës 4 veçare të KV”Ulpiana” është :
1. Lojtarët Alban Buzuku dhe Leutrim Buzuku përfaqësues të Kosovës në volejboll – senior
2. Lojtarët Lorik Zejnullahu dhe Çlirim Salihu përfaqësues të të rinjëve të Kosovës në volejboll
3. Blend Buzuku dhe Blend Limani kampion të Kosovës në Beach Volley 2017 – U18

Në fund falënderojmë Zotin që na mundësoi të punojmë fort dhe me vullnet të madh
Kryetarin e komunes z. Imri Ahmeti i cili na ndihmoi financiarisht dhe moralisht
Sponsorin Alban Arifi (Restaurant Centrum) i cili na mbështëti maksimalisht
Mediat e qytetit që informuan vazhdimisht për aktivitetet dhe sukseset tona
Shikuesit dhe gjithë të tjerët që na ndihmuan në mënyra të ndryshme

Këtu përfundon një kapitull shumë i rëndësishëm…. Dhe fillon tjetri…

Me nderime KV”ULPIANA”-m

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...