Bartomeu: Është gënjeshtër, jemi të lumtur me Valverden

PUBLIKUAR

Barcelona është e lumtur me punën që po bën Valverde dhe ai nuk do të largohet nga Camp Nou, thotë Bartomeu.

Eliminimi nga Liga e Kampionëve nga Roma ishte tejet zhgënjyes për Barcelonën, që madje nisën spekulime se në fund të sezonit do të largohet Ernesto Valverde.

Por, këto zëra i ka shuar numri një i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, duke thënë se janë të lumtur me ish trajnerin e Athletic Bilbaos.

“Është gënjeshtër. Ne jemi të lumtur me të”, tha ai për “El Larguero”.

“Ky është projekti i tij, ne nuk kemi folur për këtë (për largimin). Dikush e ka thënë atë, por jo nga bordi drejtues i klubit”.

“Askush nuk dyshon te Valverde, jo edhe pas Romës. Për t’u rikuperuar nga humbja, suksesi është e duhura dhe ne tashmë e kemi fituar një titull dhe një tjetër jemi afër. Me një barazim, mund ta fitojmë atë”, shtoi mes tjerash Bartomeu. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...