Zyrtare: Arsenali transferon Alexis

PUBLIKUAR

10516654_803817812995932_8775060042268067846_n

Arsenali ka njoftuar se ka siguruar shërbimet e Alexis Sanchez, të cilin e ka transferuar nga Barcelona për një shumë që besohet të jetë rreth 40 milionë euro.

Sulmuesi kilian, i cili iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore të enjten pasdite, bëhet lojtari i dytë më i shtrenjtë në histori të Topçinjve.

Arsene Wenger ishte i vendosur që të siguronte nënshkrimin e një sulmuesi klasi dhe në sezonin e ardhshëm do të jetë mjaft konkurrues me futbollistin e ri në skuadër.

“Jam shumë i kënaqur që po i bashkohem Arsenalit, një klub që ka një trajner të shkëlqyer, një skuadër fantastike lojtarësh, mbështetje të madhe nga e gjithë bota dhe një stadium të shkëlqyer në Londër”.

“Mezi pres t’i takoj bashkëlojtarët e mi të rinj dhe të luaj për Arsenalin në Ligën Premier dhe në Ligën e Kampionëve. Do të jap maksimumin tim për Arsenalin dhe dua t’i bëj të gjithë tifozët të lumtur”, ka deklaruar Sanchez.

Juventusi, Manchester Unitedi dhe Liverpooli, ishin disa nga klubet e interesuara për Alexis. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...