Griezmann ka thënë se është duke biseduar me klubin për të ardhmen, i cili lidhet me Barcelonën.
Sulmuesi i Atletico Madrid, Antoine Griezmann, ka shtuar edhe më shumë zërat për një largim të mundshëm nga ekipi i Diego Simeones dhe duket se Barcelona është destinacioni i mundshëm i francezit.
“E ardhmja ime? Jemi duke biseduar me klubin për të parë çfarë mund të bëjmë”, u shpreh Griezmann.
Sulmuesi francez shënoi një gol të bukur kundër Arsenalit në Emirates, që me një lojtar më pak nga minuta e 9’, arriti të marrë një rezultat tejet pozitiv për sfidën e dytë, duke barazuar 1-1. /Gazeta Express/


