200 milionë funte, kaq para do Enrique për të blerë lojtarë gjatë verës.
Luis Enrique është një ndër kandidatët kryesor për të marrë drejtimin e Arsenalit këtë verë, pasi Arsene Wenger do të largohet në fund të sezonit aktual.
Sipas “The Sun”, ish trajneri i Barcelonës ka kërkuar nga drejtuesit e klubit së paku 200 milionë funte për transferime, ndërsa e ka bërë të qartë se vetëm njëri nga Pierre-Emerick Aubameyang e Alexandre Lacazette do të qëndrojë, gjithmonë nëse nuk e pranojnë stolin.
The Sun shkruan se mesfushori i Romës, Radja Nainggolan, është lojtari i parë që Enrique e do në “Emirates”. /Gazeta Express/


